Rakuten

Kjo Politikë e Privatësisë do të shpjegojë se si mbledhim, përdorim, japim dhe mbrojmë të dhënat tuaja kur përdorni shërbimet Rakuten ID dhe Rakuten. Rakuten ID ju lejon të hyni në shumë shërbime të Rakuten me të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim.
Mirësevini në Politikën e Privatësisë për Rakuten ID. Rakuten ID është shërbim që ofrohet nga Rakuten Group. Qëllimi i tij është të krijojë një përvojë të përbashkët shërbimi midis të gjitha shërbimeve pjesëmarrëse të Rakuten. Nëse keni një Rakuten ID, mund të përdorni të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim kudo. Gjithashtu mund të bëheni pjesë e programit tonë të besnikërisë dhe të grumbulloni pikë.
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si mbledhim, përdorim, japim dhe mbrojmë të dhënat tuaja. Gjithashtu japim shpjegim se çfarë mundësi dhe të drejta keni dhe se si t’i përdorni ato.

Të dhënat personale që mbledhim dhe se si i përdorim ato

Kur regjistroheni për Rakuten ID mbledhim të dhëna tuaja personale. Ia japim të dhënat tuaja personale një shërbimi tjetër kur përdorni të njëjtin Rakuten ID për të hyrë në një tjetër shërbim.

Mbledhim të dhëna personale në mënyra të ndryshme kur regjistroheni për, ose gjatë përdorimit të Rakuten ID. Së pari regjistroheni për Rakuten ID përmes çfarëdo shërbimesh, të cilat mundësojnë përdorimin e Rakuten ID. Nëse përdorni Rakuten ID e njëjtë për të hyrë në një shërbim tjetër, ia japim të dhënat tuaja shërbimit të ri. Secili shërbim përdor lloje të ndryshme të të dhënave personale të cilat vetëm ruhen nga secili shërbim. Për detaje, ju lutemi referohuni politikës së privatësisë të secilit shërbim. Në vijim po japim një listë shembujsh të të dhënave që ruhen në sistemin e ID dhe që jepen mes shërbimeve pjesëmarrëse:

Ky është informacioni që na ofroni drejtpërdrejt:

  • Identifikues, të tillë si
    • detaje personale (p.sh. emri, data e lindjes);
    • detaje të kontaktit (p.sh. numri i telefonit, adresa e postës elektronike, adresa postare ose numri i celularit);
    • detaje të hyrjes në llogarinë tuaj, të tillë si emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi juaj;
  • Informacion financiar, të tillë si
    • detajet bankare ose numrat e kartës së kreditit;
    • Pikët Rakuten, nëse shërbimi juaj Rakuten ID merr pjesë në programin e pikëve të Rakuten.

Informacion që mbledhin automatikisht, si për shembull përmes cookies:

  • Identifikues për pajisjet që keni përdorur për të hyrë në shërbimet tona, përfshirë adresën IP dhe identifikuesit MAC;
  • Të dhëna për gjeovendndodhjen, të tillë si adresa juaj e IP-së;
  • Informacion për veprimtarinë në internet ose rrjete të tjera elektronike, të tillë si informacioni në lidhje me seancat tuaja të hyrjes.

Si i përdorim të dhënat tuaja

I përdorim të dhëna tuaja për t’ju ofruar shërbimin me Rakuten ID.

  • Duhet të verifikojmë që jeni vërtet ju kur hyni në një nga shërbimet tona (identifikimin);
  • Ju dërgojmë mesazhe përmes shërbimit;
  • Krijojmë profilin tuaj. Mund të shtoni informacion në mënyrë vullnetare për të krijuar një profil më të mirë të përdoruesit;
  • Disa shërbime kërkojnë informacion financiar, si për shembull numrin e kartës tuaj të kredisë. Numri juaj i kartës së kredisë mund të ruhet në mënyrë qendrore me profilin tuaj. Kjo është për lehtësinë tuaj. Mund t’a përdorni atë lehtësisht nga çdo shërbim kur bëni një pagesë. Nuk keni nevojë ta ruani atë në llogarinë tuaj dhe gjithashtu mund ta fshini në çdo kohë nga faqja e llogarisë tuaj;
  • Përdorim të dhënat tuaja për qëllime të shërbimit për
    • Përmirësime të shërbimit;
    • Analitikë të brendshme për mënyrën se si përdoren shërbimet tona;
    • Përmirësim të funksionlitetit teknik të shërbimit.
  • Ju dërgojmë mesazhe marketingu nëse e pranoni atë.
  • Për përdorim të pikëve Rakuten. Pikët lidhen me llogarinë tuaj dhe monedhën e shërbimit tuaj të cilën përdorni. Mund të grumbulloni dhe përdorni pikë për shërbimet që janë pjesë e programit të pikëve dhe përdoin të njëjtën monedhë. Gjithashtu analizojmë se si pikët përdoren në shërbime të ndryshme.
  • Mund të përdorni Rakuten ID tuaj për të hyrë në faqet e zgjedhura partnere. Këta partnerë nuk i përkasin grupit Rakuten. Sidoqoftë, mund të përdorni Rakuten ID tuaj për të hyrë në shërbimet e tyre.
  • Kemi nevojë për disa të dhëna për t’ju përgjigjur kërkesave tuaja.
  • Mund të na kërkohet me ligj që të ua zbulojmë të dhënat organeve të zbatimit të ligjit (si një gjykatë ose policisë).
  • Përdorim të dhëna për të mbrojtur shërbimet tona nga mashtrimi dhe kërcënime të tjera. Për shembull, përpiqemi të analizojmë modelet e hyrjes për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve tanë që të përdoren nga dikush tjetër.

Dhënia e të dhënave

Ua japim të dhënat tuaja shërbimeve të tjera Rakuten, kompanisë tonë amë dhe partnerëve tanë të biznesit e ofruesve të shërbimeve.

Ua japim të dhënat tuaja:

  • shërbimeve të tjera Rakuten që përdorin Rakuten ID; në rast se hyni në ndonjë shërbim me të njëjtën Rakuten ID;
  • Rakuten Group, Inc (Japoni), kompania jonë amë; e cila siguron teknologjinë pas Rakuten ID; për shembull për qëllime sigurie dhe pajtueshmërie, si dhe për përmirësime të shërbimit;
  • Ofruesve tanë të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit; të cilët na ndihmojnë të bëjmë të mundur Rakuten ID (ata janë përpunues të të dhënave).
  • Partnerëve të biznesit që kanë zbatuar Rakuten ID si funksion hyrje në faqen e tyre, por nuk i përkasin grupit Rakuten. Nëse keni zgjedhur të përdorni Rakuten ID tuaj në ndonjë shërbim tjetër, do të merrni udhëzime se cilat të dhëna i jepen atij shërbimi herën e parë që hyni. Rakuten nuk ka asnjë kontroll mbi mënyrën se si këta partnerë përdorin të dhënat tuaja pasi të keni hyrë.

Zgjedhjet tuaja

Gjithmonë keni të drejtë të përdorni, korrigjoni dhe fshini të dhënat tuaja.
Gjithashtu, mund të paraqisni një ankesë tek autoritetit juaj për mbrojtjen e të dhënave, nëse mendoni se kemi keqpërdorur të dhënat tuaja.

Të drejtat dhe zgjedhjet në lidhje me të dhënat tuaja janë të ndryshme në varësi të vendndodhjes tuaj. Për shembull, në Europë dhe Kaliforni, kjo përfshin të drejtën për të kërkuar:

  • mundësinë e përdorimit të të dhënave tuaja; ose nëse doni të dini se çfarë të dhëna kemi rreth jush; ose
  • marrje të një kopje të të dhënave tuaja në një format të lexueshëm nga makina (e drejta për bartje të të dhënave);
  • korrigjim të çfarëdo informacioni që është i gabueshëm;
  • fshirje të të dhënave tuaja;
  • kufizim krejt në minimum të përdorimit (për shembull, nëse na kërkoni të fshijmë, por neve ende na duhet të mbajmë historinë tuaj të porosive për arsye ligjore, si kontrolle tatimore të biznesit tonë);
  • kundërshtim përdorimesh specifike (siç mund të çabonoheni nga emailet e marketingut);
  • të na pyesni se ku kemi marrë të dhëna të caktuara për ju, si i përdorim dhe kujt ia japim ato;
  • shumë konkretisht për banorët e Kalifornisë, ekziston e drejta për të kërkuar që "Të Mos i Shesim" të dhënat tuaja. Kjo ‘shitje’ përfshin shumë lloje të ndryshme të dhënies së të dhënave, edhe nëse nuk bëhet për para. Ju lutemi të jeni të sigurtë se nuk shesim asnjë nga të dhënat tuaja në këtë kuptim.

Gjithmonë mund të na kërkoni që t’i ushtrojni këto të drejta pa patur nevojë të keni frikë nga diskriminimi. Gjithashtu, mund të paraqisni një ankesë tek autoriteti tuaj për mbrojtjen e të dhënave, nëse mendoni se kemi keqpërdorur të dhënat tuaja.
Nëse dëshironi të kërkoni ndonjë nga këto prej nesh, ju lutemi thjesht kontaktoni me çdo shërbim Rakuten aty ku e keni përdorur më parë Rakuten ID tuaj. Ju lutemi kini kujdes, sepse nëse fshini llogarinë tuaj Rakuten ID, do të humbni mundësinë e përdorimit të të gjitha shërbimet të cilat e keni përdorur më parë.

Transferimet ndërkombëtare të të dhënave

Të dhënat tuaja do të ndahen me kompanitë e tjera të grupit dhe ofruesit tanë të shërbimeve në të gjithë botën.
Kemi RrDK (Rregullat e detyrueshme të korporatës) që tregojnë bindjen tonë të fortë për privatësinë.

Jemi biznes global. Kjo do të thotë se të dhënat tuaja do t’u jepen kompanive të tjera të grupit në të gjithë botën. Gjithashtu, përdorim ofrues të shërbimeve në vende të ndryshme. Të dhënat gjithashtu mund t’u dërgohen atyre. Jini të sigurtë se kemi ndërmarrë hapa për t’i mbajtur të dhënat tuaja të sigurta. Brenda Grupit Rakuten, kemi RrDK (Rregullat e detyrueshme të korporatës) që tregojnë bindjen tonë të fortë për privatësinë. Mund t’i gjeni këtu: https://global.rakuten.com/corp/privacy/bcr/. Kur bëhet fjalë për ofruesit tanë të shërbimeve, gjithmonë sigurohemi se janë të besueshëm dhe se kemi lidhur kontrata të respektueshme në mënyrë të prerë.

Siguria

Përveç mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, kemi masa të rrepta sigurie për të siguruar që llogaria juaj dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.

Kemi masa të rrepta sigurie për të siguruar që llogaria juaj dhe të dhënat tuaja janë të sigurta me ne. Disa nga këto janë teknike, si rregullat e fjalëkalimit dhe monitorimi i modeleve të hyrjes. Të tjerat janë organizative, siç është shembulli me proceset e duhura dhe rregullat e mundësisë së përdorimit. Sigurohemi që të jemi gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit.

Ruajtja

Mbajmë vetëm të dhënat nëse na kërkohet t’a bëjmë këtë me ligj.

Për sa kohë që keni llogarinë tuaj, mbajmë të dhënat tuaja. Kur fshini llogarinë tuaj, do t’i ruajmë të dhënat vetëm nëse na kërkohet t’a bëjmë këtë me ligj. Ose në rast se akoma na nevojitet për mbrojtjen në procedurat gjyqësore.

Kontakti

Për çdo pyetje ose shqetësim, mos ngurroni të na kontaktoni në çdo kohë. Mund të gjeni detajet tona të kontaktit këtu

Për çdo pyetje ose shqetësime ose nëse doni të përdorni të drejtat tuaja, mos ngurroni të kontaktoni në çdo kohë:

Mund të kontaktoni punonjësin tonë për mbrojtjen e të dhënave në këtë adresë të postës eletronike. Nëse keni ndonjë ankesë, shpresojmë se mund të punojmë me ju për të arritur një zgjidhje të mirë. Nëse nuk mund të na kontaktoni, mund të kontaktoni autoritetin tuaj vendor për mbrojtjen e të dhënave. Për më tepër, mund të kontaktoni autoritetin e mbrojtjes së të dhënave të Luksemburgut këtu: https://cnpd.public.lu/en.html.

Ndryshimet në këtë politikë

Nëse bëjmë ndryshime, do të ju njoftojmë.

Mund t’a përditësojmë këtë politikë privatësie herë pas here. Nëse bëjmë ndryshime, do të ju njoftojmë përmes postës elektronike. Nëse do të ketë një ndryshim thelbësor, do t’ju japim kohë të mjaftueshme paraprakisht, në mënyrë që të merrni parasysh që për shembull të fshini ID tuaj.

Përditësimi i fundit: Dec 26, 2019

Lista e kompanive pjesëmarrëse

Francë Rakuten France S.A.S.
Luksemburg Rakuten Europe Bank S.A.
Luksemburg Rakuten Europe S.a.r.l.
Luksemburg Viber Media S.a.r.l.
Spanjë Rakuten TV Europe, S.L.U.
Kanada Rakuten Kobo Inc.
Japoni Rakuten Group, Inc.
Singapor Rakuten Travel Singapore Pte. Ltd.
Tajvan Taiwan Rakuten Ichiba, Inc.
SHBA Viki, Inc.
Page Top